Aktualitet

Alarm për stuhi ditën e premte, Bashkia Vlorë del me njoftim: KUJDES! Qytetarët të mos qëndrojnë në…

Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të respektojnë masat e sigurisë. Bashkia Vlorë ka njoftuar se, sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës së premte territori mund të përfshihet nga fenomene të pazakonta atmosferike. Parashikohet që moti të shoqërohet me reshje intensive shiu, stuhi lokale dhe erë të fortë, çka mund të krijojë situata me rrezik për qytetarët dhe vizitorët.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë intervaleve me mot të përkeqësuar, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes të shtuar në zonat bregdetare, plazhe dhe në det. Njëkohësisht, Bashkia Vlorë apelon që të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura, pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë. Sipas autoriteteve, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rritur rrezikun për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin. Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të respektojnë masat e sigurisë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.