Ngjarja e rëndë që tronditi sot vendin, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri, po zbulon gjithnjë e më shumë prapaskena. Autori i dyshuar, Gjon Shkëmbi, është i biri i një qytetari që vite më parë kishte denoncuar çështjen e pronës së familjes në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan, si dhe në “Shihem në Gjyq”.
Sipas të dhënave, familja Shkëmbi ishte përfshirë në një proces gjyqësor për pronësinë e një trualli dhe ndërtese në Shkodër. Dy personat e plagosur në ngjarjen e sotme kanë lidhje pikërisht me këtë proces gjyqësor, ndërsa ngjarja ndodhi në momentin kur po pritej shpallja e vendimit përfundimtar.
Në vitin 2020, Gjon Shkëmbi, i biri i autorit, ishte drejtuar emisionit “Stop” duke denoncuar se prona e familjes ishte uzurpuar. Sipas raportimeve, familja kishte fituar gjyqin në shkallën e parë, por Apeli kishte kthyer çështjen për rigjykim, për shkak të mungesës së disa dokumenteve procedurale.
Ngjarja tragjike e sotme ka hapur debat të gjerë publik për konfliktet e pronësisë që prej vitesh mbeten burim tensionesh të mëdha në vend.
