Sport

E bujshme! Tronditet Partizani, largohet drejtori Ibraimi dhe jo vetëm

Partizani është tronditur pasi Agim Ibraimi ka dhënë dorëheqjen. Drejtori sportiv ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me “demat” siç “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht. Ndërkohë siç gazeta raportoi sot, Laorent Shabani dhe Kamer Qaka janë të larguarit e radhës.

Ibraimi u prezantua më 9 janar nga presidenti Gazment Demi te Partizani. Eksperienca e tij zgjati shumë pak me kryeqytetasit.

Dhe pse ishte i pranishëm në fillimin e punës për sezonin e ri, çdo gjë ndryshoi brenda pak ditësh. Tashmë të kuqtë janë pa drejtor sportiv, teksa deri tani nuk është zyrtarizuar afrimi i asnjë lojtari.

Te Partizani po vazhdojnë lëvizjet e bujshme në merkato. Më parë ishin Vusal Isgandarli, Karlos Martinez, Altin Bytyçi dhe Amos Nondi që ndanë rrugët me klubin e kuq. Ndërkohë Alban Hoxha i dha fund futbollit të luajtur, ndërsa tashmë mban postin e trajnerit të portierëve.