Sport

Surpriza e radhës nga Chelsea, do të transferojë një sulmues të njohur por me kosto zero

Ndryshe nga sa pritej, Chelsea do të transferojë me patjetër një sulmues këtë verë, por plani është të mos shpenzohet asgjë. Caught Offside zbulon se trajneri i “Bluve”, Xabi Alonso ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Dusan Vlahovic.

Sulmuesi serb shihet si zëvendësuesi i duhur i Liam Delap, i cili u transferua verën e kaluar për 35 milionë euro, por rezultoi një dështim i madh. Vlahovic është ende në kërkim të një ekipi të ri, pasi ndau përfundimisht rrugët me Juventusin, Londra mund të jetë destinacioni i tij i ri.

Chelsea ka zgjedhur Vlahovic, për shkak të mundësisë së transferimit të tij si lojtar i lirë. Emrat e tjerë që kanë qenë kandidatë për sulmin për sezonin e ri si Victor Osimhen, Ollie Watkins, Igor Thiago etj, janë shumë të shtrenjtë dhe më kryesorja largimi i tyre nga ekipet aktuale në këtë moment është tejet i vështirë.