Zia ka pllakosur në familjen e aktorit të humorit Rezart Veleshnja, pasi mësohet se shtylla kryesore e familja ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Lajmin e trishtë për humbjen e Fatmir Veleshnjas e ka zbuluar vetë aktori i cili bëri publike ngjarjen që i theu zemrën, pasi sëmundja e rëndë i mori jetën babait të tij.
“Regjisori që më mësoi çdo hap përpara dhe më pas më hipi në skenë. Na rrite, na edukove dhe na dhe çdo gjë me shumë sakrificë. Ke qenë shoku i vetëm më besnik se asnjë. Që do të përcillja kaq shpejt për në parajsë, nuk e kisha menduar kurrë! Do më marrë malli për çdo ditë baba! Të dua ba!”shkruan Veleshnja, teksa zemërthyer ka njoftuar për humbjen tragjike të babait.
Sakaq mësohet se varrimi i shtyllës kryesore të familjes është bërë ditën e djeshme në varrezat e Tufinës.
Ndërsa bëhet me dije se familja pret vizita dhe gjatë ditës së sotme e të nesërme për humbjen tragjike të babait të tyre në moshën 71-vjeçare.
