Aktualitet

Elira Kokona shtyn ankandin e stadiumit ‘Niko Dovana’ në Durrës; pazaret për kullat nuk janë mbyllur ende

Protesta prej 1 muaji nuk e ndaloi Ramën; më 29 qershor, drejtoresha e Korporatës së Investimeve njoftoi shtyrjen e ankandit për stadiumin e Durrësit e 90 mijë m² truall rreth tij, ku do të ndërtohen kulla, qendër tregtare dhe hotel ‘Fari’. 7 kompani morën pjesë, por Rama kërkoi më shumë sipërfaqe dhe ndërtuesit nuk pranuan. Fituesit e projektit: kompania holandeze ’51N4E’ (ku punon vajza e Linda Ramës) dhe francezja ‘Plan Comun’…

Një njoftim i Korporatës Shqiptare të Investimeve dëshmon se kryeministri Edi Rama po i vazhdon aferat me pasuritë publike, megjithëse qytetarët, prej 1 muaji, janë ngritur dhe po protestojnë masivisht kundër vjedhjes së pasurive.

Në Fletoren Zyrtare të datës 29 qershor 2026, Drejtoresha e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, ka njoftuar shtyrjen, më 30 korrik 2026, të ankandit për fituesin e projektit dhe investimit të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës dhe për ata që do të marrin sipërfaqet rreth tij për kulla.

Drejtoresha e famkeqe Elira Kokona, ish-zëvendëse e Engjëll Agaçit, ka bërë me dije se ankandi për ringjalljen e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës dhe zhvillimin e hapësirave rreth tij, i planifikuar më 12 maj 2026, do të zhvillohet më datë 30 korrik.

Elira Kokona shtyn ankandin e stadiumit 'Niko Dovana' në

Në sqarimin e saj, ajo thotë se shtyrja është bërë për shkaqe “teknike dhe organizative”, por e vërteta është se kryeministri Edi Rama, që sajon dhe firmos këto afera, nuk ka rënë dakord për pazaret e ndarjes së pjesëve në kulla me pronarët e kompanive që kanë marrë pjesë në ankand.

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, në ankandin për projektin e stadiumit me kulla në Durrës morën pjesë 7 kompani ndërtimi, të cilave u është kërkuar nga shefat e pushtetit të japin më shumë sipërfaqe në kulla, se pjesët që kanë dhënë deri më tani në kulla të tjera.

Ata nuk kanë pranuar, pasi u ulet fitimi, ngaqë duhet t’i japin dhe shtetit 40% sipërfaqe ndërtimi; ndërsa Babloku në prapaskenë ka urdhëruar Elirë Kokonën të anulojë e shtyjë ankandin, duke e servirur si “arsye teknike e organizative”.

Sipas dokumentave zyrtare, fituese e projektit të stadiumit është kompania holandeze “51N4E”, ku punon vajza e Linda Ramës, dhe kompania franceze “Plan Comun”, që ka bashkëpunuar me Edi Ramën në disa projekte kullash në Tiranë.

Ndërsa anulimi i ankandit është bërë për prishjen e pazarit me ata që marrin hapësirat rreth stadiumit, ku do të bëhet biznes ndërtimi me këto projekte:

·   Sipërfaqja e investimit për stadiumin e Durrësit është 27 mijë e 37 m²; ndërsa rreth stadiumit, në 90 mijë e 932 m² truall publik rreth stadiumit, do të ndërtohet qendër tregtare e argëtimi, kulla banimi, shërbimesh, biznesi, parkimi dhe hotel “Fari” në sipërfaqe 11 mijë e 562 m², një kompleks luksoz me dhoma, suita, restorante, salla konferencash e ambiente relaksi.

Ky biznes kaq i madh ndërtimi e fitimprurës në Durrës nuk mund të kalojë pa dhënë llokma të mëdha te shefat e pushtetit, që kanë sajuar investimin në stadium, të shoqëruar me kulla banimi, qendër tregtare e hotele rreth tij.

Se kush do ta marrë këtë biznes ndërtimi, e di vetëm Babloku, në varësi të garës së pjesëve që do të japin ndërtuesit e interesuar për të marrë pjesë në ankandin që do të zhvillojë drejtoresha famkeqe Elira Kokona e Korporatës së Investimeve./ Pamfleti