Aktualitet

Fëmija nga incesti la në hije pesë motrat: Babai na mohonte, djali ishte mbret

“Shihemi në Gjyq” sjell në puntatën e parë të sezonit të ri të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, një konflikt të fortë me një histori tronditëse në thelb. Fatma dhe Shpresa janë dy prej pesë vajzave të një familjeje nga Tirana, por babai i tyre ka një djalë nga marrëdhënia me vajzën e hallës.

Shpresa rrëfen se ajo është kujdesur për 20 vite për motrat duke u përgjigjur për gjithccka financiarisht pasi babai hoqi dorë prej tyre. Neglizhenca e babait i ka shoqëruar gjithnjë vajzat pasi Shpresa tregon e prekur që janë ndier të lëna në hije, kanë parë dhunë ndaj nënës kurse djali ishte i preferuari i tij.

Ardit Gjebrea: Kur u njohët ju me këtë marrëdhënie të babit me vajzën e hallës?

Shpresa: Unë do ta quaja tragjedi sepse kjo është vërtet një tragjedi në shtëpinë tonë. Neve jemi rritur me dhunë dhe… emocionohem kur kujtoj këtë gjë sepse është një… ka qenë jo vetëm…si dhunë fizike që ne kemi parë nga ana e tij ndaj mamit, por mbi të gjitha dhunë psikologjike ndaj nesh. Babi gjithmonë na ka mohuar, na ka lënë në një anë ne pesë motave duke preferuar dhe duke idealizuar këtë djalin që ka me vajzën e hallës së vet, e ka bërë sikur është mbreti i tij dhe neve gjithmonë kemi qenë të mbetura, të përzëna nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Po përpara se të vinte ky vëlla në jetë se është vëlla nga gjaku…

Shpresa: Ne kemi qenë shumë të vogla. Imagjino, motra e vogël është 33 vjeç, ai është 31 kështu që unë nuk mbaj mend kur isha 4-5 vjecce, por ne jemi rritur me atë frymë që nuk di si ta them, prekem shumë nga kjo histori. Është shumë, shumë e vështirë për ne.