Sport

Martini projekton formacionin, si ndryshon Vllaznia në Europë mes kaosit të federimeve

Vllaznia ia doli të federojë edhe dy lojtarë për sfidën me Malishevën, pasi rregullorja e UEFA-s e lejonte. Emiljano Musta dhe Rrok Toma janë lojtarët e përzgjedhur për t’u bashkuar me grupin që do jetë në dispozicionin e trajnerit Martini, duke qenë se merkato u zhbllokua dje.

Akoma e paqartë është nëse Herald Marku mund të luajë, duke qenë se u federua në një moment kur nuk lejohej për shkak të bllokimit të merkatos. Megjithatë, rregullorja për listat e qartëson se aktivizimi i çdo lojtari që nuk lejohet është përgjegjësi e klubit.

“Panorama Sport” iu sjell sot formacionin e mundshëm ndaj Malishevës, por pa përfshirë Markun. Lojtarët e tjerë që mbeten në stol janë nga moshat. Nëse aktivizimi i Markut lejohet, atëherë do të vendosej në mesfushë. Kubazi do të ulej në stol dhe Balaj me Tomën do të përbënin sulmin.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

VLLAZNIA: Jukaj; Gurishta, Pusi, Çelikoviç, Musta, Dros, Qato, Murataj, Marku(Kubazi), Toma, Balaj

*Shënim: Nëse lejohet aktivizimi i Markut, do të ulej në stol Kubazi. Sulmi do të përbëhej nga Balaj dhe Toma.