Politikë

Qytetarët e Maliqit kundërshtojnë bashkimin me Korçën, Spaho shpërthen ndaj tyre: Hipokritë dhe të pafytyrë! E shisni votën për një thes miell

Ish-deputeti  dhe nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka komentuar protestën që u mbajt ditën e djeshme në Maliq, ku qytetarët kanë kundër propozimit të PS-së për shkrirjes së bashkisë së tyre me Korçën, në kuadër të reformës së re territoriale.

Në një postim në Facebook, Spaho, i cili është edhe ish-deputet i kësaj zone, shkruan se qytetarët e Maliqit nuk meritojnë as keqardhjen e tij, pasi e shesin votën për para dhe për një thes miell.

Per here te pare ne 35 vjet demokraci e lane Maliqin pa asnje deputet ne Parlament, kur ne shumicen e rasteve kane pasur dy te tille dhe emra te rendesishem ne PD dhe PS“, thekson ai në postimin e tij.

Ndërsa më tej ai i quan protestuesit si të pafytyrë dhe që hipokritë, kur i bëjnë thirrje deputetëve të Korçës që të mos e votojnë reformën territoriale.

Postimi i plotë:

Eh sa keq do me vinte per ta!

Por nuk meritojne keqardhje.

Nje pjese e mire ne Bashkine Maliq, te djathte e te majte, per ca leke te qelbura dhe ca thase me miell, ne zgjedhjet e vitit 2025 votuan per kandidatet e PS dhe te PD nga qyteti i Korces dhe jo kandidatet qe perfaqesonin Maliqin, pavaresisht ciles force politike i perkisnin.

Per here te pare ne 35 vjet demokraci e lane Maliqin pa asnje deputet ne Parlament, kur ne shumicen e rasteve kane pasur dy te tille dhe emra te rendesishem ne PD dhe PS.

Hipokrite dhe te pafytyre qe marrin fjalen ne proteste dhe i bejne thirrje deputeteve te Korces qe te mos votojne reformen territoriale per Maliqin.

Vaj medet, koka ben koka peson kur hapesh kater kanatesh per interesa te dites.

Here tjeter, ju te PD ne Bashkine Maliq kini kujdes kur votoni, mos degjoni Mulin dhe Ivin qe ju thone votoni kandidatin e Korces dhe ju per hater te tyre shkoni e flini me mullixhine.

Tani as Muli as Ivi nuk ju qasin ne dere.

Te pakten sa ishit Bashki me vehte fituat trenin elektrik nga Maliqi tek pylli i fazaneve.