Sport

Sezoni i ri sjell risinë e madhe, Anis Mehmeti vesh fanellën e gjigantëve të Turqisë

Anis Mehmeti po përgatitet për sezonin e ri. Ipsuiç do të luajë për herë të parë në Premier Ligë dhe lojtari i Kombëtares pritet të jetë një nga titullarët e klubit anglez.

Mehmeti shpërndau një foto sot përmes rrjeteve sociale. Veshur kishte fanellën e Trabzonsporit, që si duket i vjen dhuratë nga Ernest Muçi.

25-vjeçari ndodhej pikërisht në  palestër. Fokusi ndërkohë është i gjithi te sezoni i ri për lojtarin më të vlerësuar në treg nga Kombëtarja.

Tek Ipsuiç u transferua në fundin e janarit. Në 19 paraqitje shënoi dy gola dhe asistoi dy të tjerë.

Screenshot 2026-06-24 153159