Sport

Tirana me staf të ri, ndryshime pas emërimit të trajnerit kroat. Ish-kapiteni bardheblu si alternativë

Dean Klafuriç, i cili është emëruar trajneri i ri i Tiranës, pritet që të mos vijë i vetëm në klub, por të sjellë me vete edhe stafin e tij teknik, siç ndodh zakonisht në rastet kur një trajner merr drejtimin e një skuadre të re. Në këtë mënyrë, ai synon të krijojë një strukturë pune sa më të përshtatshme për filozofinë dhe mënyrën e tij të stërvitjes.

Ndërkohë, në këtë moment në klubin bardheblu ka edhe ndryshime në stafin ekzistues. Ndihmësit e ish-trajnerit Orges Shehi, Sebino Plaku dhe Artan Karapici, janë ndarë me klubin, duke mbyllur bashkëpunimin e tyre me Tiranën.

Këto largime hapin një fazë të re riorganizimi brenda skuadrës. Në prapaskenë po diskutohet edhe për emra të rinj që mund t’i bashkohen stafit teknik. Një nga emrat që përmendet është Erando Karabeci.