Aktualitet

“Ti s’më more në Itali, babi më dëboi nga shtëpia!” E fshehta e të atit lë në rrugë 18-vjeçaren

Marinela është një nënë që nuk arrin dot të gjejë gjuhën e komunikimit me vajzën e saj 18-vjeçare, Erebekën. Ajo kërkon që ta bëjë këtë përmes përballjes në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, duke pasqyruar edhe një problematikë mes brezave.

Konflikti lind nga ardhja e Erebekës dy vite më parë në Shqipëri. Prindërit e vajzës janë të ndarë, Marinela ka krijuar një jetë në Itali me bashkëjetuesin dhe ka sjellë në jetë një djalë, kurse babai, Emiljano ka një vajzë dhe një djalë nga dy bashkëjetesa të tjera. Aktualisht ai jeton me një braziliane, Prishilën, me të cilën ka sjellë në jetë djalin.

Erebeka thotë se ardhja në Shqipëri ka qenë kundër dëshirës së saj. Ajo i është lutur nënës për pesë muaj që të kthehet në Itali, por tani pas dy vitesh, dëshiron të qëndrojë. Marinela do që ta marrë me vete me çdo kusht.

Erebeka: Para dy vitesh kam ardhur në Shqipëri sepse mami ka thënë do të ikësh të jetosh me babin. Kam ardhur kundër dëshirës sime, mesazhet janë fakte që të kam shkruar për pesë muaj, mami, hajde më merr. Je ti ajo që ke thënë Beka, tani do të mësohesh atje në Shqipëri të keqen mami, do të jetosh me babin, do të mësosh, apo jo?

Eni Çobani: Pra ti s’ke dashur në fillim që të vish apo jo?

Erebeka: Absolutisht jo!

Marinela: Vërtet nuk ka dashur Rebeka, por tani Rebeka…nuk më intereson! Unë nuk mund ta lë dot Rebekën këtu! Rebeka duhet të kthehet me mua në Itali.

Erebeka: Ti më ke sjellë këtu! Të kam lutur pesë muaj, të lutem më merr në Itali, jo, të kam lutur pesë muaj! Mami, janë prova! Kanë qenë pesë muaj! Pse s’më ke marrë?

Marinela: Mendon se është 18 vjeçe dhe mund të kthejë përgjigjet…

Erebeka: Absolutisht jo! Nuk po i tregoj mungesë respekti mamit, por…

Ardit Gjebrea: Marinela, po të bën një pyetje dhe thotë për 5 muaj pse nuk më more në Itali por do të më marrësh tani?

Marinela: Kjo është e vërtetë. I kam thënë rri në Shqipëri sepse Erebeka nuk e fliste mirë shqipen.

Erebeka: Shumë mirë, tani që e mësova, çfarë ke?

Babi më zboi nga shtëpia sa mbusha 18 vjeç”, thotë Erebeka duke hyrë në zemër të problemitAjo tregon se situata u krijua kur një mbrëmje Matilda, ish-bashkëjetuesja e dytë e të atit, i kërkoi ta takonte duke i lënë Erebekës vajzën e mitur. Erebeka e dinte që Prishila, bashkëjetuesja aktuale e të atit nuk ishte në dijeni të kësaj vajze dhe i telefonoi të atit që të zbriste e t’i takonte, por nga aty situata ka marrë një rrugë tjetër.

Erebeka: Atë natë, kur unë e mora në telefon, i thashë babi, ke gocën poshtë shtëpisë. Tha babi, do të rrini në komisariat, nga ora 12 e natës deri në 6 të mëngjesit.

Ardit Gjebrea: Edhe njëherë, si ishte? Pra, erdhi Matilda dhe solli vajzën, ta la ty?

Erebeka: Po, ma la mua dhe iku.

Ardit Gjebrea: Ti e more në telefon dhe the jam poshtë me motrën.

Erebeka: Po, jemi poshtë me motrën, të takosh edhe gocën se ke dy vite pa e takuar.

Ardit Gjebrea: Që të zbriste babi ta shihte. Ti e dije që babi nuk ia kishte thënë Prishilës?

Erebeka: Unë e dija, por është turp të mohosh gocën tënde.

Ardit Gjebrea: Gjithsesi, ti nuk e çove në shtëpi që t’i bëje karshillëk babit, por i the babit hajde takoje poshtë që mos të krijoje një konflikt me Prishilën në shtëpi.

Erebeka: Unë i thashë babit hajde pa shkuar unë lart që mos të krijoja konflikte.

Ardit Gjebrea: Erdhi poshtë babi?

Erebeka: Erdhi pas një ore e gjysmë, më ka lënë poshtë me shokun e vet dhe na ka lënë në komisariat.

Erebeka: Komisariatin tani, këtë s’e kuptoj?

Erebeka: Ka denoncuar Matildën, gruan e dytë për braktisje fëmijësh. Na ka sjellë në komisariat nga ora 1 e natës deri në 6 të mëngjesit edhe atë natë më ka thënë të keqen babi rri nga halla sot. Prishila pastaj e ka marrë vesh.

Marinela: Rri nga halla dhe fëmija im të rrijë rrugëve, të duket e drejtë?

Erebeka: E ka çuar te motra.

Marinela: Jo, e ka lënë jashtë!

Erebeka: Po pra, i ka thënë shko te halla.

Marinela: E ka lënë jashtë!

Erebeka: Po, më ka lënë te motra e vet. Problemi se motra e vet tani nuk më do dhe unë momentalisht jam pa shtëpi, për një javë më fillon shkolla, kam ngelur pa asgjë! Por ky është faji i Matildës dhe yti!

Marinela: Është imi?!

Erebeka: Po ti më ke sjellë në Shqipëri!

Marinela: Ta mbaj unë përgjegjësinë, ta them publikisht! Hajde në Itali, hajde te familja jote, Erebeka!

Erebeka: Nuk të kthehem në Itali!