Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Breaking” në Top News.
Mes të tjerash, avokati komentoi dhe roli ne ri të ish-bashkëshortes së Metës, Monika Kryemadhi si opinioniste në spektaklin “Big Brother Vip”. Cakrani zbuloi se Meta e ndjekkëtë reality-show, duke shtuar se gjysma e zemrës së tij ndodhet aty.
“Besoj se gjysmën e zemrës do e ketë tek Big Brother. Kryemadhi do e uronte sepse nuk mund të fshihet 34 vite me një prishje martese, janë emocionet aty, ndjenjat, kujtimet dhe fëmijët. Unë nuk jam futur tek këto aspekte sepse janë detaje të jetës private dhe nuk mund të jap përgjigje të saktë sepse nuk dua që të më thonë pse u fute tek jeta jonë private. Nuk e di nëse Meta e pëlqen rolin e ri të Kryemadhit por besoj se është i lumtur sepse ajo është nëna e fëmijëve të tij. Meta ka televizor dhe i ndjek programet.”– tha ai.
