Sport

ZYRTARE/ “Djall” deri në vitin 2030, ylli i sulmit rinovon kontratën me Manchester United

Amad Diallo nuk ka dëgjuar thashethemet e merkatos, por zemrën. Sulmuesi me origjinë nga Bregu i Fildishtë ka vendosur që të qëndrojë në “Old Trafford” dhe të firmosë kontratën e re me Manchester United.

Diallo ka rinovuar kontratën e tij me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2030. Madje sulmuesi i talentuar ka mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit me klubin anglez edhe për një vit tjetër.

22 vjeçari tashmë vazhdon qëndrimin e tij në Premier League. Këtë sezon, Diallo po zhvillon ndeshje majft të mira. Në 28 sfida të luajtura deri më tani, ylli i sulmit të United ka shënuar 6 gola e asistuar në 7 të tjerë.