Bernard Berisha me shumë mundësi do të largohet nga Dinamo. Pavarësisht se kontrata e sulmuesit me klubin e Superiores përfundon në qershor të vitit 2027, bashkëpunimi pritet të mbyllet në këtë pikë.
Krisja e marrëdhënies me trajnerin Ilir Daja dhe mosaktivizimi me minutat e dëshiruara, ka bërë që 34-vjeçari t’i japë lamtumirën dinamovitëve. Një vendim ky i papritur, duke marrë parasysh bujën e transferimit të Berishës, kur Dinamo e mori vitin e shkuar.
Kujtojmë se Berisha ka luajtur me Dinamon 33 ndeshje, shumicën prej tyre jo si titullar. Sulmuesi i krahut të majtë ia ka dalë që të shënojë një gol dhe të asistojë në katër të tjerë.
