Një shembull i rrallë ndershmërie është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Aeroportin e Rinasit. 46-vjeçari Ermir Pashaj ka gjetur në ambientet e aeroportit një shumë prej 2.8 milionë lekësh, të cilën e ka dorëzuar menjëherë në Komisariatin e Policisë pranë aeroportit.
Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe po punon për të identifikuar pronarin e parave të humbura.
Një gjest i tillë është për t’u marrë shembull, pasi pak veta do të kishin bërë të njëjtën gjë.

