Sport

Jurgen Bardhi te Partizani? Zbulohen prapaskenat me ish-fantazistin e “demave”

Jurgen Bardhit i është ofruar zgjatja e me Umranijespor, por gjasat janë që ta ketë mbyllur me klubin turk. Partizani nuk është aktualisht në bisedime me 28-vjeçarin.

Pas dy sezoneve me klubin e Ligës së Parë turke, Bardhit iu ofrua rinovimi i kontratës edhe për një sezon. Ishte fundi i muajit maj, kur Umranijespor i ofroi vazhdimin e kontratës.

Dhe pse të kuqtë i ka si alternativë të parë në Shqipëri, fakt është se “demat” janë të mbipopulluar në mesfushë. Bardhi ndërkohë regjistronte plot 212 ndeshje me Partizanin.

Në Shqipëri ka luajtur vetëm me kryeqytetasit. Prej pesë vitesh jep kontributin e tij në futbollin turk.