Sport

Tirana e prezantoi si kthimin më të bujshëm dhe pastaj i tregoi derën, sulmuesi zyrtarizohet në skuadrën e re

Një nga lëvizjet e bujshme të Tiranës në merkaton e janarit ishte edhe kthimi i sulmuesit liberian Emanuel Ernest. Futbollisti u shit në verën e kaluar nga bardheblutë në Algjeri, por eksperienca e tij atje shkoi keq dhe ai pranoi të kthehej të ndihmonte kryeqytetasit.

Por pas kthimit në Shqipëri, Ernest nuk u shfaq në nivelin e kërkuar dhe pak nga pak doli jashtë hierarkisë së skuadrës, sidomos kur drejtimin e saj e mori Orges Shehi. Kësisoj, bardheblutë vendosën të ndanin rrugët me sulmuesin liberian.

Ai nuk ka vonuar të gjejë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën pasi është zyrtarizuar këto ditë si futbollisti më i ri i Hamrun Spartans në Maltë. Futbollisti u është bashkuar maltezëve të cilët do të marrin pjesë në Ligën e Konferencës në këtë edicion dhe shohin Ernest si një prej emrave që mund t’i  ndihmojë të ecin sa më shumë në turne, edhe pse në sezonin e fundit ai ka luajtur vetëm 12 ndeshje.