Sport

Pa kontratë te Vllaznia, kush është sulmuesi që i bashkohet ekipit të Martinit

Alele Xhunior Obele është një nga emrat që ra në sy pas rikthimit të Vllaznisë në stërvitje. Kuqeblutë e afruan sulmuesin 19-vjeçar pasi spikati me ekipin B ku u shpall kampion i Kategorisë së Tretë.

“Panorama Sport” mëson se lojtari nga Nigeria është aktualisht pa kontratë. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar, të cilit “Africafoot” i ka kushtuar së fundmi artikull.

Madje për sulmuesin e krahut të majtë tregohet interes nga Italia, Franca, Bullgaria, Greqia dhe Katari. Obele ndërkohë po vazhdon përgatitjet me Vllazninë, ndërsa në prag është turi i parë i Ligës së Konferencës.

Obele u afrua te Vllaznia rreth 3 muaj më parë. Regjistroi gjithsej dhjetë paraqitje ku ia doli të shënojë edhe shtatë gola.

Screenshot 2026-06-14 163033