Prindër të një vajze të ëmbël dhe zyrtarisht partnerë të jetës së njëri tjetrit prej një viti, futbollisti i njohur Mirlind Daku mësohet se ka zgjedhur që të bëjë një dhuratë të veçantë e me kosto goxha të lartë për femrën e jetës së tij, Vesa Vllasaliun.
Sipas burimeve të PriveByLibertaSpahiu mësohet se Mirlind Daku ka zgjedhur të surprizojë partneren e tij me një unazë me gur diamanti 7 karatsh, kostoja e të cilës nuk është bërë publike akoma, por mendohet të jetë goxha e lartë. Nga vlerësimet e bëra nga argjendaritë bëhet me dije se një unazë e tillë mundet të kushtojë qindra mijëra euro.
Mësohet se baza e unazës që së shpejti do e shikojmë në gishtin e Vesa Vllasaliut është ngjyrë ar të rozë (rose gold), rrethi së cilës rrethohet nga gurë të vegjël diamanti që do të plotësojnë gurin gjigand. Ndërsa raportohet se unaza e Vesës, nga pjesa e brendshme do të jetë e personalizuar me inicialet e dyshes shkronjat M dhe V.
Sipas Prive mendohet se futbollisti Mirlind Daku ka zgjedhur ta blejë unazën e partneres së tij në argjendarinë e Ariana Nilës, dhe ajo pritet të duket si në videon e mëposhtme.

