Kronikë

Baba i tre fëmijëve të mitur, ky është minatori që humbi jetën pasi e zuri poshtë masivi i kromit (FOTO)

Është publikuar foto e minatorit Ilir Kolaveri, i cili humbi jetën teksa u rrëzua aksidentalisht dhe më pas është zënë poshtë nga masivi i kromit në minierën e Tërnovës.

Kolaveri, i cili është babai i tre fëmijëve të mitur, dy djemve dhe një vajze, u nxor pasditën e së shtunës nga thellësia e minierës, ndërsa sot do t’i jepet lamtumira e fundit.

Baba i tre fëmijëve të mitur, ky është minatori që

Ilir Kolaveri

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Njësia Administrative Suç- Kurdari-Bashkia Klos, e cila i ka kushtuar një dedikim 40-vjeçarit. Sipas faqes së njësisë administrative, Kolaveri ishte një familjar dhe një mik i mirë për ata që e njohën.

Dhimbje e madhe per familjen Kolaveri nga fshati Suç!

Nga galerit e ferrit sot humbem nji baba,vẽlla, kushuri dhe mik te mire per gjithě ato qe e njohen Ilir Kolaverin!

Zoti ju dhashte durim familjes ne kětẽ dhimbje te madhe!

U prehsh nẽ paqe“, thuhet në reagim.

Ndërkohë policia bëri me dije se ka arrestuar drejtuesin teknik të kompanisë minerare Perparim Koçi, pasi nuk ka marrë masat e duhura.