Sport

Ndodh për herë të parë! Ëndrra drejt realizimit, vjen zyrtarizimi për Egnatian në Europë

Ndodh për herë të parë që Egnatia të luajë në Ligën e Europës dhe në një tur të tretë. Rrogozhinasit do të përballen me Shamrok Rovers.

Axhenda për të dyja përballjet është zyrtarizuar. Kampionët do të përballen fillimisht në Irlandë, më 6 gusht prej orës 19:00.

Sfida e kthimit është rezervuar në stadiumin “Arena Egnatia”. Më 13 gusht do të vuloset çështja e kualifikimit, ndërsa ndeshja nis në orën 19:00.

Kualifikimi siguron minimalisht grupet e Ligës së Konferencës. Ëndrra për të cilën Egnatian punon prej tre vitesh radhazi që shpallet kampion, do të bëhej realitet.