Shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati. Shkarkimi i tij është bërë për shkak se i ka mbaruar mandati si kreu i këtij departamenti. Ai është emëruar në Akademinë e Sigurisë.
Ndryshime ka pasur dhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kreu i këtij departamenti, Pëllumb Seferi, gjithashtu është transferuar në Akademinë e Policisë.
Në vend të Seferit është komanduar Artan Bajraktari, kurse në vend të Nallbatit është komanduar Arjan Muça.
Në ditët në vijim pritet që të zgjidhen krerët e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit.

