Politikë

Shehaj “shpërthen” ndaj Ramës: Fundi i një kryeministri është kur fyen popullin e tij

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në intervistën e dhënë për gazetën prestigjioze britanike “Financial Times”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj kritikoi gjuhën e përdorur nga kreu i qeverisë ndaj akuzave dhe protestave që janë zhvilluar kundër tij.

“Fundi i një kryeministri është kur i thotë ‘F*ck You’ popullit të tij”, shkroi Shehaj, duke iu referuar deklaratës së Ramës në intervistën për median britanike.

Në intervistë, kryeministri iu përgjigj pretendimeve se ai qëndron pas zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend, duke deklaruar se: “Njerëzit thonë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. Unë u them: ‘F*ck You’. Kaq e thjeshtë. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam Kumbari, por atyre ta provojnë se jam”.

Reagimi i Shehajt vjen në vijim të qëndrimeve të tij kritike ndaj qeverisë dhe kryeministrit. Që nga nisja e protestave qytetare, ai ka kërkuar në mënyrë të përsëritur dorëheqjen e Edi Ramës, duke e konsideruar atë përgjegjës për situatën politike dhe institucionale në vend.