Pas ngjarjes, Goga raportohet se ka patur shqetësime shëndetësorë si kollë të fortë dhe probleme me frymëmarrjen. Ai është paraqitur te një mjek privat, i cili i rekomandoi të bëjë teste në spital. Menjëherë pasi e mori vesh, Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, dha urdhër që një ambulancë nga EKA mund të merrte shqiptarin dhe ta dërgonte në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Goga është duke u trajtuar në spitalin e Arta-s dhe ndodhet në ekzaminime të detajuara. Sipas mjekëve, gjendja e tij nuk është e rënduar dhe nuk ka shqetësime serioze. Po ashtu, është konfirmuar se Goga do të shpërblehet me shtetësinë greke nderi.

Goga është një emigrant nga Berati i Shqipërisë. Ai shkoi në Greqi 24 vjet më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Pa shumë informacion dhe pa ditur se çfarë e priste, kaloi kufirin dhe u vendos në Athinë. Atje, bëri çdo punë pa siguri dhe pa qetësi, por gjithmonë duke luftuar dhe punuar pa ndaluar.

Goga tani jeton në Arta me gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët janë dhjetë dhe gjashtë vjeç. Jeta e tyre ka qenë e qetë dhe e thjeshtë, derisa ditën e mërkurë, ngjarja e pazakontë i ndryshoi gjithçka. Me aktin e tij heroik dhe pa u menduar dy herë u largua nga kafeneja ku po kalonte kohën e tij dhe u hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët.