Sport

Zyrtare, Egnatia ndan rrugët me lojtarin pas 4 vitesh

Abdurrahman Fangaj nuk është më pjesë e Egnatias. Klubi kampion ka zyrtarizuar largimin e lojtarit, nëpërmjet një postimi.

“Pas katër vitesh të jashtëzakonshme, rrugëtimi i Abdurrahman Fangajt me Egnatian përfundon, duke lënë pas një histori suksesi që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e klubit. Së bashku festuam 3 tituj kampionë, 2 Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë, suksese ku kontributi, përkushtimi dhe profesionalizmi yt ishin të pazëvendësueshme.

Faleminderit për çdo ndeshje, çdo sakrificë dhe çdo moment krenarie që na dhurove me fanellën e Egnatias. Suksese në kapitullin e ri të karrierës”.