Sport

Pak orë më parë u prezantua si lojtari më i ri, sulmuesi gjen rrjetën menjëherë për Partizanin

Partizani përforcoi repartin e sulmit ditën e sotme duke zyrtarizuar sulmuesin Dzmitri Padstrelau duke qenë afrimi më i ri në merkato për klubin kryeqytetas.

Vetëm pak orë më parë u prezantua si lojtari i Partizanit, 26-vjeçari ka arritur të realizojë gol që ditën e sotme për klubin në miqësoren ndaj Kastriotit përpara fillimit të kampionatit.

Pjesa e parë për “Demat e Kuq” ndaj krutanëve u mbyll me rezultatin e pastër 3-0, duke arritur të shënojnë Mba dhe Mehmeti.