Sport

Thuram një mungesë e madhe për Interin, gjasat janë të mëdha që ai të mos luajë ndaj Milanit

Interi mbetet ende në ankth për të mësuar nëse do të ketë të disponueshëm në finale të Superkupës Marcus Thuram. Sulmuesi francez u zëvendësua pa nisur pjesa e dytë në sfidën ndaj Atalantës dy ditë më parë për shkak të një shqetësimi.

Thuram i është nënshtruar ditën e sotme testeve mjeksore në Riyad, të cilat lanë në dukje se sulmuesi nuk është i rikuperuar. Me shumë gjasa, ai do ta shikojë finalen ndaj Milanit nga tribuna si spektator, ndoshta ka ende një shpresë që Inzaghi ta ketë të disponueshëm, kjo varet nga qëndrueshmëria e tij.

Në njoftimin e klubit zikaltër në faqen e tyre zyrtare, bëhet e ditur se situata e sulmuesit francez do të vlerësohet dhe nesër kur do të jepet vendimi final për të.