Tekniku 53-vjeçar numëron 83 ndeshje në krye të kësaj skuadre, ndërsa mesatarisht ekipi ka marrë 1.23 pikë për çdo takim. Ndeshjet e ardhshme, më saktësisht ato ndaj Aston Villas dhe Tottenham, të programuara për në janar, do të jenë vendimtare për fatin e Sean Dyche.

Kujtojmë që te Everton luan edhe Armando Broja, me Dyche që i ka dhënë minuta të rëndësishme yllit kuqezi pas dëmtimit të rëndë që kaloi.