Sport

ZYRTARE/ Pogradeci ia bën “BUM” në merkato, firmos me mbrojtësin e Tiranës

Pogradeci ka bërë një goditje mjaft të zgjuar në këtë merkato, por edhe të papritur. Klubi i Kategorisë së Parë ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin e mbrojtësit Silvio Vokrri.

ZYRTARE/ Pogradeci ia bën “BUM” në merkato, firmos me

Silvio Vokrri

Ky i fundit ishte pjesë e Tiranës, me të cilët këtë sezon ka luajtur vetëm 12 minuta. Pikërisht për shkak të minutazhit, Vokrri vendosi të mbyllte aventurën e tij me bardheblutë, për të nisur një të re me liqenorët.

23 vjeçari ka një aventurë të gjatë në futbollin shqiptar. Mbrojtësi i djathtë ka luajtur për ekipe si Shkëndija e Tiranës, Kastrioti, Tomori dhe Dinamo. Gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Vorskla Poltava në Ukrainë.