Sport

Tirana bën afrimin e dytë, firmos me mesfushorin që luajti në Izrael

Erisildo Smaçi është afrimi i dytë në këtë merkato për Tiranën. Mesfushori 26-vjeçar i bashkohet bardhebluve, pas eksperiencës që zgjati 6 muaj në Izrael me Bnei Jehuda.

Lezhjani pritet të zyrtarizohet nga bardheblutë, që më parë kanë prezantuar Emanuel Ernest.

Smaçi në dy sezonet e mëparshme ishte pjesë e Dinamos. Për të u përfol dhe një kalim te Partizani ku ka dhënë kontribut në ekipin e moshave.

Më tej Smaçi ka luajtur dhe për Laçin, Shënkollin, dhe Apoloninë.