Valon Ahmedi ka ndërprerë kontratën me Shkëndijën dhe pse e kishte të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Mesfushori fantazist zgjodhi Tetovën si destinacion në verën e kaluar, ndërsa kishte interes dhe nga Tirana me Vllazninë.
Njoftimi i Shkëndijës:
“KF Shkëndija njofton se është ndërprerë bashkëpunimi me mesfushorin Valon Ahmedi. Klubi dhe lojtari kanë vendosur që rrugët e tyre të ndahen, duke përmbyllur kështu angazhimin e tij në fanellën kuqezi.
KF Shkëndija falënderon Valon Ahmedin për angazhimin e tij gjatë kohës që përfaqësoi ngjyrat kuqezi”.
30-vjeçari ka pasur më parë eksperienca në Itali, Slloveni, Izraeli, Kroaci dhe Bjellorusi.
