Sport

VIDEO/ Di Maria si në rini, kampioni i Botës dërgon Benfican në finalen kundër Sportingut

Benfica ka arritur të mund bindhsmë dhe pa shumë diskutim Bragën. Ekipi nga Lisbona mund një nga ekipet më të forta në Portugali me rezultat 3-0 në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Ligës.

Klubi nga kryeqyteti i falet “yllit” të ardhur në verë në perëndim të karrierës, Di Maria. Kampioni i Botës duket se nuk e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm që e ka shoqëruar gjithmonë.

Dopieta e argjentinasit në minutat 27-të dhe 37-të, shtuar këtu golit të bukur me goditje të Carreras dërgojnë “luzitanët” në finale.

Benfica pa sfidës së fituar në një stadium asnjanjës tashmë gjen në finalen e Taça da Liga armikun e jetës, Sportingun. Klubi i Gyokeres është në super formë dhe vjen pas fitores në derbin me Porton.

“Luanët” e Lisbonës gjejnë në finale një tjetër derbi, po kësaj rqadhe akoma edhe më të zjarrtë pasi përballë janë “Shqiponjat”.

Goli i Di Marias

Goli i dytë i Benficas