Ronald Araujo do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje, me 25-vjeçarin që do të vazhdojë karrierën te Juventusi. Sipas “La Repubblica” bëhet me dije se klubet kanë rënë dakort mes tyre për transferimin e futbollistit.
Mbrojtësi pritet që në ditët e ardhshme të udhëtojë drejt Italisë për t’iu në shtruar vizitave mjekësore dhe për të kompletuar kalimin e tij te “Zonja e Vjetër”. Araujo do të kaloë te Juventusi në formë huazimi.
Uruguariani pritet të marrë më shumë minuta te bardhezinjtë dhe do të synontë te jetë protagonist në Serie A.
