Barcelona mund të regjistrojë Dani Olmon dhe Pau Viktor.
Këshilli Superior i Sporteve në Spanjë i ka dhënë dritën jeshile katalanasve për të pasur lojtarët të gatshëm deri më 7 prill, kohë kur mbarojnë afatet për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.
Një vendim i destinuar për të ndezur polemika. E sigurt është se beteja ligjore do vijojë dhe katalanasit do kërkojnë të regjistrojnë lojtarët me afat të plotë. Kujtojmë se për shkak të krizës dhe fair-play financiar Barcelona nuk është lejuar nga La Liga të regjistrojë emrat e sipërpërmendur.
