Aktualitet Arrestohen CEO dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”, policia zbarkon në zyrat e kompanisë në Fier July 2, 2025July 2, 202512 months ago Skrapari News Hongping Xiao, Leonidha Çobo Një operacion i befasishëm i Policisë së Fierit ka çuar sot në arrestimin e dy drejtuesve të kompanisë së njohur të naftës, “Bankers Petroleum”. Në pranga kanë rënë CEO aktual me kombësi kineze Hongping Xiao, si dhe ish-drejtuesi i saj, Leonidha Çobo. Sipas burimeve, oficerët e policisë kanë hyrë me forcë në zyrat qëndrore të kompanisë, ndërsa veprimet hetimore janë ende aktive.