Sport

FOTOLAJM/ Emri i tij lakohet në Seria A, por ftesa te Kombëtarja mungon: Sulmuesi shfaqet në “Air Albania” si tifoz special

Kristian Shpendi kishte një mbështetje të veçantë dje nga tribuna VIP e stadiumit “Air Albania”. Stiven Shpendi, vëllai i tij binjak, ndodhej në Tiranë dhe nuk mund të mungonte në shkallët e stadiumit.

Kristiani u aktivizua në pjesën e dytë, ndërsa nuk arriti të ndikonte në rezultatin e sfidës. Vëllai i tij ndërkohë mbetet në pritje të ftesës së Kombëtares.

Dhe pse shënoi plot 15 gola në Serinë B duke qenë një ndër lojtarët më efektivë, trajneri Maran nuk e preferoi për miqësoret e qershorit. Shqipëria ndërkohë po vuan në repartin ofensiv ku asnjë gol nuk u shënua dhe të dyja ndeshjet u humbën.

Stiveni mund të transferohet në Seria A gjatë kësaj merkato vere. Së fundmi emri i tij u shfaq në radarin e Kaljarit.