Aktualitet

Lëvizte i armatosur, Policia ndjekje si në filma ndaj të riut me makinë luksoze; përplasen 4 automjete

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një të ri, i cili lëvizte me armë në automjetin e tij. Efektivët u informuan në mënyrë operative se në një makinë tip “Audi Q8”, që lëvizte në zonën  e “Myslym Shyrit”, kishte armë.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit, ndjekje që ka përfunduar te rruga “Andon Zako Çajupi”.

Mësohet se si pasojë e ndjekjes së policisë, janë përplasur 4 automjete. Më pas mjeti është ndaluar dhe në të është gjetur një pistoletë. Ndërkohë drejtuesi është arrestuar.