Sfidën e parë në këtë Kupë Bote, Kombëtarja e Marokut do ta ketë përballë Brazilit. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “MetLife”, prej orës 12 të mesnatës.
Para këtij dueli tejet të rëndësishëm, skuadra afrikane është përballur me dëmtimet e dy yjeve të skuadrës, sulmuesit Eze Abde dhe mbrojtësit Nayef Aguerd.
Për të zëvendësuar mungesat në këto reparte, trajneri Mohamed Ouahbi ka vendosur të përfshijë Marwane Saadane dhe Amine Sbai.
