Një nga emrat më të spikatur të këtij sezoni mes futbollistëve shqiptarë ka qenë padyshim Ylber Ramadani. Mesfushori i Kombëtares u kthye në një lider të mriëfilltë në radhët e Leçes, duke e ndihmuar ekipin që të siguronte përsëri mbijetesën në elitë.
Kjo bëri që Leçe të mos hezitonte që të rinovonte kontratën e mesfushorit kuqezi duke aktivizuar klauzolën e zgjatjes së saj për një tjetër sezon. Por vazhdimësia e tij në klub tashmë është në dyshim.
“Tuttosport” bën të ditur se një klub me mjaft emër si Torino ka kthyer sytë nga Ramadani dhe po projekton një transferim të mundshëm të tij gjatë verës. Megjithatë, pengesë mund të bëhet edhe oferta që ka marrë ai nga Bundesliga gjermane dhe që mund të bëhet tunduese nëse Ramadani vendos të ndërrojë kampionat.
