Albion Rrahmani duket se po bëhet gati për hapin e madh në karrierë. Sulmuesi i Spartës së Pragës mund të ndryshojë ekip, ndërsa Venecia në Seria A ka shfaqur interes.
Kartoni i 25-vjeçarit vlerësohet 8 milionë euro. Vetë Sparta ndërkohë pagoi 5 milionë euro, për ta transferuar nga Rapidi dy vite më parë.
Rrahmani vendosi rekord transferimi te Ballkani, kur trajner ishte Ilir Daja. Nga largimi i tij në vitin 2023 janë përfituar 1.35 milionë euro.
25-vjeçari rezulton të jetë një nga talentet më me emër që Superliga e Kosovës prodhoi në vitet e fundit. Tashmë duket se është gati për eksperiencën e radhës.
