Sport

“Milani është më i madh se të gjithë”, Igli Tare “thumbon” Ibrën me shokë pas lamtumirës

Ish-drejtori sportiv i klubit të Milanit, Igli Tare ka folur para tifogrupit “Milan Club Old Clan”, ku ka shprehur mirënjohjen për mundësinë që karriera e tij profesionale në këtë pozitë të përkonte me 19 herë kampionët e Serie A. Në fund të fjalimit, Tare hodhi “kunja” ndaj atyre që po bëjnë “ligjin” te Milani.

“E pranova me shumë kënaqësi dhe nder, sepse kur mbërrita, vitin e kaluar, takimin e parë e bëra me ju; që në çast e mora atë që kam dashur gjithmonë. Ju e dini dashurinë për këtë këtë fanelë, për këto ngjyra.

Ndihem pak në faj edhe kur flas me ta, për faktin se në ndeshjet e fundit, fatkeqësisht nuk arritëm të futeshim në zonën Champions, por një gjë mbetet.

Milani është më i madh se të gjithë. Edhe pse zgjati vetëm 1 vit, ishte një nder i madh të punoja për këtë klub; do të jeni gjithmonë në zemrën time, kudo që të jemi. Falëminderit”, tha Tare.