Martin Janacek është futbollisti më i ri i Spartak Trnava. Portieri 25-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Elbasanin, për të nisur një të re në elitën e futbollit sllovak.
Me klubin e ri, portieri çek ka firmosur kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Megjithatë ky prezantim është surprizues, pasi portieri s’i kishte dhënë ende lamtumirën Elbasanin dhe anasjellas.
Kujtojmë që Janacek u bashkua me Elbasanin në korrik të vitit 2025. Klubi i Superiores nuk pagoi asnjë “kacidhe” për portierin çek, pasi ky i fundit ishte lojtar i lirë, pra pa kontratë.
