Kronikë

Ndërroi jetë tragjikisht pas lindjes së binjakeve! Kush ishte Migena Salihi, mësuesja dhe aktivistja 27-vjeçare që “copëtoi” zemrat e atyre që e deshën (FOTO-DETAJE)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës! Migena Salihi, vajza syshkruar plot ëndrra për jetën dhe me shumë dashuri për tokën, të bukurën, familjen, ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë dhe pak orë pasi iu lut të gjithë shqiptarëve që t’i dhuronin gjak, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Migena u bë nënë e dy vajzave binjakëve, por fati nuk qe në anën e saj pasi ajo ndërroi jetë tragjikisht  pak ditë pas lindjes së tyre, duke mos iu gëzuar dot. Vetëm 4 vite më parë ajo ishte fejuar me Noelin, me të cilin ëndërruan dhe filluan të ndërtonin jetën sëbashku.

Ndërroi jetë tragjikisht pas lindjes së binjakeve! Kush ishte

Migena dhe partneri i saj

Ajo ishte diplomuar për mësuesi në Gjeografi, në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Teksa ushtronte profesionin e saj si mësuese Migena ishte e angazhuar edhe në kauzat mjedisore pranë shoqatës “Eko Mendje”.

Ndërroi jetë tragjikisht pas lindjes së binjakeve! Kush ishte

Urim i shkruar nga nxenesit e Migenes

Aktivisti Mirsad Basha shkruan në një postim në “Facebook”: “Sot humbem nji prej vajzave ma energjike, nji prej vajzave fantastike te ktij qyteti. Nji super vajze aktive, familjare dhe shembull ne shoqni. Jena pa fjale, nuk na besohet! Migena, te dona shume fort, gjithmone…” Teksa miqtë e saj nga shoqata kanë mbjellë edhe një pemë në kujtim të saj.

Ndërroi jetë tragjikisht pas lindjes së binjakeve! Kush ishte

momente nga perfshirja e saj si aktiviste

Kujtojmë se menjëherë pasi solli në jetë binjakët, gjendja shëndetësore e Migenës u përkeqësua, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ. Pavarësisht faktit se thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, mobilizimit të dhjetëra qytetarëve të cilët iu përgjigjën apelit, si edhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke i lënë jetim dy bebushat e sapolindur.

Pavarësisht te tashmë nuk është më, Migena “do të jetojë” në zemrat e atyre që e deshën fortë, e pavarësisht dhimbjes, ajo do u kujtohet përmes dy bebusheve të cilit fati “nuk deshi” që ti rriste vet.

Newsbomb.al u shpreh ngushellime të gjithë të afërmve dhe familjarëve të Migenës.