Sport

Ndryshime te Partizani, merkatoja ul vlerën. Të kuqtë kanë larguar një skuadër të plotë gjatë ditëve të fundit

Merkatoja e verës ka sjellë një ndryshim të dukshëm në organikën e Partizanit.

Klubi kryeqytetas ka hyrë në një fazë riformatimi të skuadrës, me disa largime të rëndësishme dhe disa afrime që synojnë të mbushin boshllëqet e krijuara. Por përtej lëvizjeve në emra, ndryshimi shihet edhe në vlerën e tregut të ekipit, ku Partizani ka pësuar një ulje të ndjeshme krahasuar me sezonin e kaluar.

NDRYSHIMI NË TREG– Nëse në fi llim të merkatos skuadra e Partizanit vlerësohej rreth 6.825 milionë euro, pas largimeve dhe afrimeve të reja vlera e ekipit zbret në rreth 5.425 milionë euro. Pra, në bilancin e përgjithshëm, të kuqtë kanë humbur rreth 1.4 milionë euro vlerë tregu, një rënie që shkon afërsisht në 20.5% të vlerës totale të skuadrës.

REPARTET E PREKURA- Ndryshimet kanë prekur pothuajse çdo repart të skuadrës. Në mbrojtje, Partizani humbi dy lojtarë me peshë në organikë, Altin Bytyçin dhe Saliou Sembenen, ndërsa në krahun ofensiv u largua Laorent Shabani, një nga lojtarët me vlerë më të lartë në treg. Po ashtu, nga skuadra u largua edhe Vusal Isgandarli, një tjetër futbollist me vlerë të konsiderueshme, ndërsa mesfusha humbi disa alternativa si Kamer Qaka, Amos Nondi, Gjergji Kote dhe Adnard Mehmeti. Dy të fundit do të vazhdojnë përkohësisht karrierën në huazim te Drenica dhe Vllaznia. Në repartin ofensiv, Partizani nuk do të ketë më në dispozicion Diego Kontreras, i cili është huazuar te Arsimi, ndërsa Mateo Shanaj do të vijojë përvojën e tij te Pogradeci. Një kapitull më vete është ai i Alban Hoxhës, portierit veteran që mbylli karrierën pas shumë vitesh kontribut me fanellën e kuqe. Gjithashtu, Oresti Rifa është larguar për të vijuar karrierën te Dinamo.

AFRIMET E REJA– Për të përballuar ndryshimet në grup, Partizani ka bërë disa ndërhyrje në merkato. Tre afrimet kryesore janë Altin Aliu, Omar Pasagiç dhe Endri Celaj. Aliu është një nga investimet më të rëndësishme të kësaj vere, me një vlerë tregu prej 500 mijë eurosh, duke u shfaqur si një lojtar që mund të sjellë cilësi në repartin ofensiv. Ndërkohë, mbrojtësi Omar Pasagiç vlerësohet me 150 mijë euro, ndërsa sulmuesi Endri Çelaj me 100 mijë euro. Megjithatë, edhe pse këto afrime kanë shtuar elementë të rinj në skuadër, ato nuk kanë arritur të mbulojnë plotësisht vlerën e lojtarëve të larguar. Diferenca prej rreth 1.4 milionë eurosh tregon se Partizani ka humbur disa aktive të rëndësishme në aspektin fi nanciar.

TË KONFIRMUAR– Pavarësisht rënies në vlerë tregu, Partizani vazhdon të ketë një grup me lojtarë të rëndësishëm. Në portë, Pano Qirko pritet të mbajë një rol kryesor, ndërsa në mbrojtje emra si Marcelino Preka, Andi Janjeva, Albion Marku dhe David Atanaskoski mbeten pjesë e rëndësishme e strukturës së ekipit. Në mesfushë, të kuqtë vazhdojnë të mbështeten te lojtarë si Arafat Doumbia, Redon Ismaili dhe Rouan Hjumën, ndërsa në sulm alternativa kryesore mbeten Sekou Sidibe, Xhuliano Skuka, Rrok Toma dhe Arshanxh Bintsouka, ku pritet rikthimi i Fadairos, i huazuar te Dinamo. Pra, edhe pse Partizani ka humbur disa emra dhe vlera fi nanciare, bërthama e skuadrës ende ruan potencial për të konkurruar. Sfi da kryesore për stafi n teknik do të jetë përshtatja e lojtarëve të rinj me filozofi në e ekipit dhe kthimi i ekuilibrit pas ndryshimeve të shumta.534