Melos Bajrami e ka mbyllur zyrtarisht me Vllazninë. Mbrojtësi publikoi një postim në rrjetet e tij sociale.
“Pas dy viteve të paharrueshme, ka ardhur koha të them lamtumirë. Faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve, drejtuesve dhe tifozëve për mbështetjen, respektin dhe kujtimet që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Vllaznia do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, shkruan Bajrami.
24-vjeçari qëndroi për dy sezone me Vllazninë. Dhe pse titulli kampion ishte pranë, nuk u arrit. Bajrami më parë kujtojmë se luante edhe me Skënderbeun.

