Aktualitet

Plas sherri! “Ik tani nga emisioni” Albatros Rexhaj përplaset me Sidorelën: Bullizove Ramën (Video)

Intervista e kryeministrit Edi Rama me gazetaren dhe moderatoren Sidorela Gjoni, pak ditë më parë, është bërë shkak që kjo e fundit të përplasej sot në emision me analistin dhe shkrimtarin Albatros Rexhaj, i cili ishte kundër mënyrës sesi intervista është trajtuar.

Biseda është tensionuar aq sa Rexhaj i ka thënë në transmetim të drejtpërdrejt moderatores se ai nuk mund të lejonte që të bullizohej prej saj, njëlloj siç ndodhi me kryeministrin, por më mirë largohej.

Menjëherë, moderatorja i tha se ai mund të ikte nga studio.

Albatros Rexhaj: “Ti Sidorela në atë intervistë e bullizove fund e krye kryeministrin. Ti pate momentin tënd aty dhe e shfrytëzove. E bullizove me deklarata, me fjalë dhe ai të qëndroi ty aty.”

Sidorela Gjoni: “A mund të më thuash cila ishte fjala më e rëndë në atë intervistë?”

Albatros Rexhaj: “Do bëjmë emision të veçantë për të zbuluar cila ishte fjalia më e rëndë. Ai ndenji urtë, ti e bullizove. Po tani hall të flasësh e hall mos flasësh…”

Sidorela Gjoni: “Bullizmi nuk ka kuptimin e fjalës që thua ti. Unë nuk e kam komentuar dhe nuk kam thënë asgjë për atë intervistë.”

Albatros Rexhaj: “Prit tani të të them një fjalë tjetër.”

Sidorela Gjoni: “Jo nuk do flasësh sepse do të të drejtoj unë pyetje njëherë.”

Albatros Rexhaj: “Do flas sepse ndryshe nuk vi më këtu.”

Sidorela Gjoni: “Po ti mund të largohesh që tani. Albatros mund të largohesh që tani.”

Albatros Rexhaj: “Do iki por do them një fjalë…”

Sidorela Gjoni: “Mund të largohesh që tani.”

Albatros Rexhaj: “Po patjetër që tani. Mirupafshim bullizuese. (Çohet nga studio dhe pengohet )

Sidorela Gjoni: Avash se mos rrëzohesh…

Albatros Rexhaj: Keni mjaftueshëm njerëz që e shajnë Ramën, Mua nuk më bëni dot. Problemin e kemi me njerëzit që mendojnë ndryshe. Mbushni studion me njerëz që vetëm e shajnë Ramën.”

Sidorela Gjoni: “Albatros, unë e mbush studion me njerëz të ndryshëm që mendojnë ndryshe. Dhe faleminderit për shfaqjen fantastike televizive që më dhurove.”